| Univers Promotions u themelua në vitin 2006. Themeluesit e saj vijnë nga një experiencë e pasur në fushën e marketingut në përgjithësi dhe të komunikimit ATL dhe BTL në veçanti. Identifikimi i nevojave të klientit, plotësimi i tyre me shpejtësi, çmime konkuruese dhe cilësi maksimale të përftuara nga teknologjia jonë komplekse dhe e kompletuar, janë kriteret tona kryesore drejt suksesit. Ne jo vetëm ofrojmë produktet dhe shërbimet tona klientëve, por gjithashtu vëmë në dispozicion të tyre edhe konsulencën dhe ekspertizën tonë, për të ndihmuar vendimarjen e tyre. Univers Promotions i shërben një numri të madh klientësh në sektorin bankar, FMCG, telekomunikacionit, farmaceutik e jo vetëm, duke iu ofruar atyre një game prej më shumë se 2500 produktesh dhe shërbimesh, shumica e të cilave gjenden në katalogun tone i cili rinovohet dhe pasurohet çdo vit. Të importuara nga Gjermania dhe Hungaria, ku janë të magazinuara mbi 2000 artikuj në mbi 5000 paleta me stok në çdo kohë, keto parametra sigurojnë një furnizim me sasi të larta të çdo produkti me një afat lëvrimi prej maksimumi 3 javësh. |
|








